AboutRreth nesh

KOMPANIA RROSHI

Kompania “Rroshi & Co shpk”, është themeluar në Shkurt të vitit 2014, lokacioni i të cilit është në Tiranë dhe përkatësisht është e pozicionuar në tregun “Agro – Ushqimor”.



Kompania proçedon në një spektër të gjerë të tregtimit të produkteve ushqimore si:
– Shitje me shumicë
– Shitje me pakicë
– Import
– Rrjet distribucioni
Kompania bashkëpunon prej 7 vitesh tashmë për subjekte të ndryshme në Tiranë si: markete, supermarkete, bare, restorante, hotele , si dhe kompani pastrimi.
Të gjitha shërbimet e ofruara nga kompania realizohen nën kushte optimale dhe me përpikmëri për të qenë sa më afër klientit dhe për ti përmbushur në kohë kërkesat e tyre.

PËRSE NE?

Për të gjitha shërbimet që biznesi ynë ofron dhe që efikasiteti të jetë detaji kryesor që na diferencon nga kompanitë e tjera në treg, kujdeset një staf prej 40 personash secili prej tyre i kualifikuar për sektorin përkatës të cilin përfaqëson. Disponojmë gjithashtu mjete transporti, pikë shitjeje, si dhe tre pika kryesore magazinimi. Kompania ka nje gamë shërbimesh dhe lehtësirash që ofron, optimizimi i të cilave përmirësohet çdo ditë duke studiuar tregun, kërkesat dhe ofertat e klientëve tanë. Feedback-u që merret nga shërbimi ynë ka bërë që kompania të ketë një xhiro të kënaqshme dhe të arrirë duke studiuar edhe mundësitë që ofron tregu shqiptar.
foto6

ÇFARË OFROJMË

image
1
SHUMICË
Kompania jonë operon prej disa vitesh në treg dhe bashkëpunon me disa prej bizneseve më në zë të cilët kanë gjetur cilësinë, korrektësinë dhe shërbimin maksimal.
image
2
PAKICË
Biznesi ynë përveç mallrave me shumicë, gjithashtu ofron edhe shërbimin e tregtisë me pakicë për të gjithë klientët që besojnë në produktet dhe në cilësinë që ne ofrojmë.
image
3
IMPORT
Rroshi ka akses në vende të ndryshme të Europës për të marrë produktet më cilësore dhe për ti integruar ato në Shqiperi.